DATA EQUALITY Eventi Përmbyllës mblodhi sëbashku sistemin e drejtësisë, agjencive ligjzbatuese, organizatave të shpqërisë civile dhe ekspertët e teknologjisë për të mbyllur hendekun sa i përket diskriminimit nëpërmjet algoritmit.
Athinë, 24 shtator 2026 – Projekti DATA EQUALITY zhvilloi Eventin përmbyllës të projektit, “Mbyllja e Hendekut mbi Diskriminimin Algoritmik”, dje, më 23 shtator 2026, në Athinë. Eventi mblodhi përfaqësues nga gjyqësori, agjencitë ligjzbatuese, autoritetet publike, akademia dhe shoqëria civile për të diskutuar se si mjetet e bazuara në të dhëna dhe ato të bazuara në Inteligjencë Artificiale mund të përdoren në mënyra që mbrojnë të drejtat themelore dhe barazinë.
DATA EQUALITY (Të dhënat digjitale për të identifikuar, parandaluar dhe luftuar diskriminimin ndërsektorial në mjediset Phygital të bazuara në Inteligjencë Artificiale) është një projekt evropian që shqyrton se si të dhënat dhe mjetet e bazuara në Inteligjencë Artificiale mund të zbulojnë dhe riprodhojnë diskriminimin, dhe mbështet profesionistët që i përdorin ato.
Një ditë shkëmbimi eksperiencash dhe ekspertize mes ekspertësh në katër seanca
Eventi u hap me një fjalë përshëndetëse institucionale nga Beatrice Sperotto, përfaqësuese e Gjykatës së Apelit të Venecias, e ndjekur nga një seancë e parë mbi barazinë e të dhënave, të drejtat themelore dhe sfidat evropiane. Panelistët trajtuan çështjen e gjykimit të drejtë dhe barazisë së armëve në procedurat e bazuara në të dhëna nga perspektiva e mbrojtjes, dhe shqyrtuan rreziqet procedurale në mbledhjen dhe analizën e të dhënave përmes rastit të Europolit. Prezantimet pasardhëse shqyrtuan fragmentimin e të dhënave si një formë e re e diskriminimit në kontekstin e Vendimeve Kornizë të BE-së për bashkëpunimin gjyqësor.
Sesioni i dytë paraqiti gjetjet kryesore të projektit, duke përfshirë mësimet e nxjerra nga trajnimet kaskadë të ofruara në kuadër të projektit dhe një ushtrim të Implicit Association Test (IAT), i udhëhequr nga KMOP dhe Headëay, mbi zbulimin dhe adresimin e paragjykimeve.
Në sesionin e tretë, ekspertët prezantuan rezultatet praktike të projektit mbi menaxhimin ligjor të mjeteve të bazuara në inteligjencën artificiale në hetime, së bashku me një përmbledhje të objektivave dhe rezultateve të arritura nga projekti i financuar nga BE-ja EXIS – Përmirësimi i oficerëve të policisë për të luftuar diskriminimin dhe për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive krimeve kundër personave LGBTIQ+.
Sesioni përmbyllës, iu kushtua diskutimit mbi politikat, dhe u përqendrua te e ardhmja e bashkëpunimit gjyqësor në epokën e të dhënave masive (big data) dhe provave elektronike, si dhe te mënyra se si mund të identifikohen e korrigjohen gabimet në algoritme në kontekste gjyqësore, përfshirë rolin e modeleve gjuhësore të mëdha dhe të vogla. Dita përfundoi me një frahment kohor ku pati pyetje dhe përgjigje dhe në fund me fjalën përmbyllëse mbi mënyrën se si rezultatet e projektit mund të orientojnë ndërmarrjet tona të ardhshme.
