DATA EQUALITY

Të dhënat duhet të jenë pasqyrim i të gjithëve, jo të na filtrojnë jashtë

Misioni ynë është promovimi i barazisë – ku praktikat e të dhënave gjithëpërfshirëse, shtrojnë rrugën për një të ardhme të drejtë dhe të ndritshme. Ne punojmë me ata që bëjnë ndryshimin në fushën e zbatimit të ligjit dhe shoqërinë civile për të siguruar që ҫdo e dhënë të tregojë të vërtetën e gjithëpërfshirjes.

Rreth nesh

Të dhënat mund të nxisin ndryhsimin ose të sjellin diskriminim. Edhe pse BE-ja promovon barazi, mungesa e të dhënave të besueshme për diskriminimin mbetet një boshllëk kritik që con në nën rregjistrimin ose nën raportimin e incidenteve, veҫanërisht ato që prekin grupet e margjinalizuara. Në DATA EQUALITY jemi të përkushtuar për të eleminuar këto boshllëqe.

Projekti ynë adreson direkt probleme të sistemit të përpunimit të të dhënave për të parandaluar anshmërinë. Duke krijuar një metodë të drejtë dhe të standardizuar të mbledhjes së të dhënave, ne sigurojmë që organizatat në të gjithë Evropën kanë mjetet për të mbledhur, analizuar dhe për të ndarë të dhënat që reflektojnë eksperienca reale- sidomos ato që janë shpeshherë të anashkaluara. Me ndihmën e inteligjencës artificiale dhe inteligjencën e burimeve të hapura(OSINT) ne do t’ju fuqizojmë që ti përdorni të dhënat si një forcë e së mirës.

Për kë është DATA EQUALITY?

  • Organet gjyqësore/Agjencitë ligjzbatuese
  • Organizatat e shoqërisë civile

Objektivat tona

Të vlerësojmë praktikat aktuale

Vlerësimi i metodave ekzistuese për mbledhjen dhe menaxhimin e të dhënave diskriminuese në të gjithë Evropën për të identifikuar hapësirat dhe për të nxjerrë në pah praktikat efektive.

Krijimi i mundësive për bashkëpunim

Krijimi i mundësive për zbatuesit e ligjit, për organizatat e shoqërisë civile, dhe ekspertët e diskriminimit për të ndarë ide dhe për të kuptuar nevojat dhe sfidat e njëri tjetrit.

Zhvillimi i një metodologjie të standardizuar

Krijimi i një qasje të re për mbledhjen, analizimin, dhe ndarjen e të dhënave të diskriminimit që është efektive, e ndërveprueshme dhe miqësore me përdoruesit si për OJQ-të ashtu dhe për zbatuesit e ligjit.

Dhënia e mbështetjes dhe trajnime

Ofrimi i trajnimeve për profesionistët në BE dhe në Shqipëri për të përdorur metodologjinë tonë të re, me trajnime të thelluara, të mbajtura fizikisht.