Cilët jemi ne?

Gjykata e apelit të Venecias, Itali (Koordinator)

Është gjykata e apelit ose shkallës së dytë në lidhje me gjykimet që vijnë nga gjykatat e shkallës së parë si: Venecia, Padova, Verona, Vicenza, Rovigo, Belluno dhe Treviso. Aktualisht ka në ngarkim 11300 procedime penale. Gjykata e Apelit merret me apelimet kundër vendimeve të gjykatave të shkallëve më të ulëta duke i ekzaminuar ҫështjet bazuar në merita.

Gjykata e Apelit është e përbërë nga 3 dhoma (penale, civile, e punës), secila e ndarë në dhoma në fusha të specializuara të punës. Në veҫanti, Gjykata e Apelit të Venecias është aktualisht përgjegjëse për  11300 ҫështje penale; 4000 procedime civile; 2650 procedime të punës. Stafi i Gjykatës është i përbër nga: Presidenti i Gjykatës; 8 presidentë seksionesh; 53 gjyqtarë. Gjykata është pararendëse ne mesin e organeve italiane të drejtësisë në aplikimin e teknologjive të reja dhe praktikave novative.

KMOP, Greqi

KMOP është themeluar në vitin 1977, një nga shoqëritë civile më të vjetra në Greqi e cila ofron shërbimet të mbështetjes sociale dhe implementon një sërë programesh diverse që synojnë fuqizimin dhe rritjen e mirëqenies së individëve dhe komuniteteve. Në vitet e fundit, KMOP ka zgjeruar shtrirjen e saj dhe globalisht, aktualisht me prezencë në 5 shtete dhe duke operuar me zyra të përhershme në Athinë, Pire, Selanik, Bruksel, Shkup dhe Tiranë.

KMOP është e dedikuar për të adresuar sfidat sociale me zgjidhje të bazuara në prova që promovojnë individin dhe të mirën e përbashkët. Fokusi ynë është në dizajnimin  dhe ekzektuimin e shërbimeve innovative sociale që rrisin vetëvlerësimin e individit, zvogëlojnë pabarazinë, dhe kudesen që të ketë zhvillim të qëndrueshëm social.

Për 20 vite, ne kemi zhvilluar në mënyrë të suksesshme 400 nisma inovatore sociale me mbështetjen e donatorëve si institucional dhe privat. Nga nismat tona kanë përfituar 85000 individë.

Fondacioni Ndërkombëtar AGENFOR, Itali

Fondacioni Ndërkombëtar AGENFOR (AGF) është një OJQ e njohur zyrtarisht nga Ministria e Brendshme Italiane si organ i interesit publik, i specializuar në sigurinë pjesëmarrëse, të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut duke u fokusuar në teknologji innovative.

Gjithashtu ka eksperiencë në kërkim shkencor dhe uorkshope për profesionistët në fushën e sigurisë dhe të drejtësisë.

Departamenti i Policisë së Murcia, Spanjë

Departamenti i Policisë së Murcia është një agjenci ligjzbatuese e dedikuar në sigurimin e sigurisë publike, në mbajtjen e rregullit dhe promovimin e mirëqënies së komunitetit në qytetin e Murcia, Spanjë. Përgjegjësitë kryesore përfshijnë menaxhimin e trafikut, parandalimin e krimit, sigurinë urbane dhe zbatimin e rregullave vendore.

Departamenti është i dedikuar thellësisht në shërbim të komunitetit, duke punuar ngushtësisht me qytetarët duke krijuar besim dhe duke përmirësuar sigurinë. Për më tepër, Departamenti i Policsë së Muricia është i përfshirë aktivisht në trajtimin e urgjencave, në ruajtjen e shtresave vunerabël dhe parandalimin e krimeve të urrejtjes, trafikimit të njerzve dhe ҫdo formë tjetër të krimit të organizuar.

Departamenti ka prioritet inovacionin dhe modernizimin. Duke integruar teknologji të reja për të rritur kapacitetet në fusha si parandalimi i krimit kibernetik dhe siguria digjitale. Si pjesë të qëllimeve strategjike më të gjëra, policial vendore e Murcia, bashkëpunon me partnerë ndërkombëtar dhe kombëtar, duke marrë pjesë në projekte Evropiane për të përmirësuar sigurinë, gatishmërinë urbane dhe shërbimet publike me qasje të bazuara në të dhëna.

Ky shpirt bashkëpunues është në të njëjtën linjë me angazhimin e departamentit për përmirësim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim global.

Policia Helene, Greqi

Policia Helene është në varësi të Ministrisë për Rregullin Publik dhe Mbrojtjen e Qytetarëve. Policia Helene është formësuar në strukturën që njihet sot në vitin 1948 kur Xhandarmëria (Chorofylaki) dhe Forcat Policore Urbane u bashkuan (Ligji 1481/1-10-1984, Fletorja Zyrtare 152 A).

Policia Helene është e përbër nga Shërbimet qendore dhe rajonale. Selia e Policisë Helene është autoriteti suprem mbi këto shërbime. Puna dhe përpjekjet e policsë kanë si qëllim kryesor përmbushjen e misionit të forcës policore në kuadrin e politikave të Ministrisë së Brendshme.

Për këtë arsye, ajo programin, drejton, mbikqyr dhe monitoron aktivietet e Shërbimeve të saj dhe siguron kushtet e nevojshme për ushtimin e autorietit të saj.

Në misionin e saj të vazhdueshëm për t’ju shërbyer dhe mbrojtur qytetarët, PH i është përgjigjur kërkesave dhe sfidave të kohëve tona duke përmirësuar trajnimet, duke adoptuar një politikë të modernizuar të parandalimit, duke përdorur shkencën dhe teknologjinë dhe duke shfrytëzuar bashkëpunimin ndërkomëbtar të forcave ligjzbatuese.

Asosacioni Kombëtar i Bashkive Italiane në rajonin e Emilia Romagna, Itali

ANCI Emilia Romagna është Shoqata Kombëtare e Bashkive Italiane të Rajonit të Emilia Romagna, e themeluar në 1969 në Bolonja dhe përfaqëson autorietet lokale të rajonit të Emilia Romagna duke ndjekur objektivat e e shoqatës kombëtare në nivelin rajonal. Aktualisht, janë 310 nga 330 bashki anëtare.

ANCI Emilia Romagna është një hapësirë për debat dhe për shkëmbime eksperiencash referuar nevojave të autoriteteve lokale dhe veprimtaria e saj siguron një koordinim mes autoriteteve lokale.

Në veҫanti, aktiviteti i shoqatës merret me përditësimin e informacionit dhe studimin në thellësi të ҫështjeve të ndryshme për të mbështetur bashkitë veҫanërisht pas ndryshimeve ligjore, në tema si eficenca e energjisë, qëndrueshmëria, administrimi dhe llogaria apo llogaridhënia e autoriteteve lokale, siguria dhe mbrojtje qytetare, ndër të tjera.

ANCI Emilia Romagna është e aftë të aktivizojë burime dhe kontakte në fushën e policsë lokale dhe politikave sociale, duke identifikuar praktikat e mira dhe metodologjitë të aplikuara nga autoritetet dhe shoqatat lokale.

Qendra për Studime të Sigurisë, Greqi

Qendra për Studime të Sigurisë, është themeluar në vitin 2005 me Ligjin 3387, është një organizatë kërkimore, shkencore dhe konsultuese e mbikëqyrur nga Ministria për Mbrojtjen e Qytetarëve me bazë në common law dhe e audituar në mënyrë vjetore nga kontabilistë të autorizuar.

Qëllimi kryesor i saj është të zhvillojë kërkim dhe studime teorike dhe të aplikuara, sidomos në nivel strategjik, në tema të sigurisë dhe politikave.

Për më tepër është një think tank i Ministrisë për Mbrojtjen e Qytetarit në politika të panumërta si rregulli publik, shërbimet korrektuese, parandalimi i terrorizmit, parandalimi i krimit, menaxhimi i integruar i kufinjve dhe mbrojtja e shoqërisë  si dhe ҫështje të tjera të sigurisë dhe të shoqërisë; gjithashtu ofron shërbime konsulence dhe të menaxhimit të riskut një numër organizatash publike dhe private.

Fondacioni Euro-Arab për Studimet të larta, Spanjë

FUNDEA është një insituticion i specializuar që punon në fushën e bashkëpunimit, trajnimit dhe kërkimit.

Ka si detyrë promovimin e marrëdhënieve kulturore, shekncore dhe ekonomike mes Evropës dhe botës Arabe me atë të shpërndarjes së njohurive shkencore dhe njerëzore të prodhuara në uiversitete dhe qendra të tjera kërkimi ose krijimesh artistike si në rang kombëtar dhe ndërkombëtar për të forcuar dialogun mes shteteve arabe dhe evropiane.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është krijuar në dhjetorin e 2018 me anë të ligjit si një nga organet më të rëndësishme, e krijuar për të mbështetur reformën në drejtësi në Republikën e Shqipërisë.

Sipas nenit 149 të Kushtetutës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë garanton pavarësinë, llogaridhënien, disiplinën, statusin dhe karrierën e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është i përbërë nga 11 antarë ku 6 nga anëtart janë prokurorë nga të gjitha shkallët e prokurorisë dhe pesë të tjerë janë juristë jo prokurorë të zgjedhur nga rradhët e avokatëve, profesorëve të së drejtës dhe përfaqësuesëve të shoqërisë civile.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është i përbërë nga 3 anëtarë. KLP është një organ kushteues i pavarur që i përmbush detyrat e tij me anë të mbledhjeve plenare.