Ҫfarë bëjmë ne?

Raporti i Barazisë së Mbledhjes së të Dhënave
Ky raport gjithëpërfshirës vlerëson praktikat aktuale të OJQ-ve dhe Agjensive Ligjzbatuese në menaxhimin e të dhënave të diskriminimit. Hedh dritë mbi sfidat e zakonshme, identifikon boshllëqet kritike dhe ndan praktikat më të mira si përdorimi i AI dhe inteligjencës së burimeve të hapura për të zbutur anshmërinë në procesimin e të dhënave. Raporti jep njohuri të gatshme për të vepruar për të mbyllur boshllëqet e të dhënave dhe përfaqëson realitete të ndryshme në mënyrë të saktë.
Manuali Evropian i Barazisë së të Dhënave
Manuali prezanton një metodologji të qartë, hap pas hapi për OJQ-të dhe për agjencitë ligjzbatuese për të mbledhur dhe menaxhuar të dhënat në mënyrë efektive. Është përshtatur për t’ju ndihmuar në mbledhjen e të dhënave që reflektojnë saktësisht eksperiencat e të gjithëve e kompletuar me seksione për përdorimin e AI dhe inteligjencës së burimeve të hapura të informacionit për të zbuluar dhe adresuar anshmëritë.


Forcimi i kapaciteteve dhe Aktivitete Trajnuese
Ne ofrojmë trajnime praktike të dizenjuara për të fuqizuar profesionistët në zbulimin dhe luftimin e diskriminimit të bazuar në të dhëna. Duke aplikuar metodologjinë tonë, ju do të mësoni se si në mënyrë efektive të mblidhni, analizoni dhe ndani të dhëna të paanshme, duke kuptuar në mënyrë gjithëpërfshirëse diskriminimin në komunitetin tuaj.